Ballina Aktualitet Shqipëria pret fluks turistik/ Media gjermane DW: Priten 15 milionë deri në...

Shqipëria pret fluks turistik/ Media gjermane DW: Priten 15 milionë deri në fund të vitit 2025

8
0

Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur ndërsa paarshikohet të ketë fluks turistësh të huaj gjatë këtij viti.Media e njohur gjermane Deutsche welle I ka kushtuar një artikull atraksioneve turistike në vendin tonë.Në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin e vogël ballkanik ndërsa pritet që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025 – një shifër gati katër herë më e madhe se popullsia e vendit.

Për të konkurruar në një rajon të dominuar nga lojtarë të mëdhenj të turizmit, të vendosur prej kohësh, si Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa vetëm çmime të ulëta dhe plazhe piktoreske. Kjo është arsyeja pse disa hotele po provojnë një qasje të re: duke ofruar përvoja kulturore si vallet popullore dhe degustimet e ushqimeve lokale për të krijuar një lidhje më të thellë midis mysafirëve dhe kulturës locale thuhet në shkrim.Sipas Deutsche welle kjo rritje e fluksit turistik vjen me sfida të mëdha: mungesën e stafit të kualifikuar dhe presionin për të ruajtur autenticitetin.

Shqipëria tashmë nukvlerësohet si një destinacion me kosto të ulët, por një konkurrent në rritje. Vetëm në periudhën janar-mars Shqipërinë e kanë vizituar 34 mijë e 405 turistë gjermanë duke pësuar një rritje me 18.7% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë që pritet një numër edhe më i lartë sidomos gajtë sezonit veror.Ndërkohë në total Shqipëria ka pritur në 4 muajt e parë rreth 2.45 milionë shtetas të huaj./DW