Juventus triumfon 4-1 ndaj Wydad Casablanca, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Bardhezinjtë kaluan në avantazh pas minutës së gjashtë, pas një autogoli të Boutouil.
Të besuarit e Tudor realizuan golin e dytë me Yildiz, i cili “tundi rrjetën” falë një goditje të bukur. Ekipi maroken nuk u dorëzua dhe u fut në lojë me golin e Lorch.
Në fillimin e pjesës së dytë, Yildiz ndëshkoi sërish Wydad Casablanca, duke vendosur kështu në “kasafortë” fitoren. Në fund pati kohë edhe për Vlahovic me penallti. Juventus kryeson grupin G me 6 pikë të grumbulluara.