Modelja me famë botërore, Bianca Censori, zgjodhi një tjetër veshje të guximshme teksa iu bashkua bashkëshortit të saj Kanye West për një shëtitje në New York City gjatë fundjavës.
Arkitektja 30-vjeçare australiane u pa duke bërë pazar në zonën e SoHo me reperin 48-vjeçar në krah të saj të shtunën, raporton Daily Mail.
Censori – e cila njihet me zgjedhjen e veshjeve të guximshme – tregoi këmbët e saj e veshur me një palë të brendshme të zeza të ngushta, si dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata të ngushta, pa sutjena.
Ajo veshi një palë këpucë të zeza me majë të hapur dhe me rripa të hollë që i mbështillnin deri te gjunjët.