Ballina Rajoni Dodik ndjehet krenar për partneritetin me Rusinë

Dodik ndjehet krenar për partneritetin me Rusinë

13
0

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se Republika Srpska është krenare që është partnere e Rusisë, e cila respekton të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit.

“Zyrtarët rusë e dinë shumë mirë se është e papranueshme që një i huaj, i paemëruar nga Këshilli i Sigurimit, të mund të bëjë diçka dhe se kjo do të ketë pasoja afatgjata, të cilat madje mund të çojnë në shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar Dodik në X.

Gjithashtu Dodik ka thënë se po merr letra kërcënuese për shkak të kontakteve të tij me palën ruse.

“Ndihem plotësisht i sigurt në Republikën Srpska. Por, sigurisht, marr letra të ndryshme. Shumë sulme dhe kërcënime të ngjashme dërgohen nëpërmjet rrjeteve sociale nga boshnjakët, të ashtuquajturit myslimanë boshnjakë të Bosnjës dhe Hercegovinës“, ka theksuar Dodik, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, ata nuk janë vetëm kundër serbëve, por edhe kundër rusëve.

Çdo kontakt që kemi me palën ruse i zemëron ata fjalë për fjalë. E gjithë kjo, në bashkëpunim me Perëndimin, synon të ma vështirësojë jetën. Ne jemi vazhdimisht në faqet e mediave të tyre në çdo formë. E gjithë kjo shkakton një reagim të tillë tek ata, sepse kemi kontakte të mira si me Federatën Ruse ashtu edhe drejtpërdrejt me Presidentin Vladimir Putin”, ka thënë ai, duke vënë në pahë se boshnjakët mbështesin NATO-n.

“Ne jemi kundër bashkimit dhe hyrjes në NATO. Dhe e gjithë kjo shkakton tension të vazhdueshëm midis tyre, dhe ata përdorin çdo mundësi për të vepruar kundër nesh”, citohet të këtë thënë Dodik.