Një “afishe” e turpshme është vendosur në palmën para prefekturës duke të kujtuar skenarë komik të filmave me koncerte. Bashkia e Durrësit edhe pse e ka detyrim ligjor të mos lejojë të vendosen “deblilliqe “ të tilla në pemë apo mure, por në vende të caktuara ka tallur menderen duke ja vënë në palmën që është para institucionit të prefekturës prefektit për ta lajmëruar se ka një koncert me rastin e Festës së Detit. Ajo që të bën përshtypje është edhe mënyra se si është hartuar përmbajtja e posterit, duke krijuar skena humori te qytetarët , ndoshta më shumë se sa në darkë kur të jepet koncerti. Institucione serioze si Qendra e Artit e Kulturës Shqiptare, Ministria e Ekonomise, Inovacionit dhe Kulturës, me në krye bashkinë qe ka detin si “sebep” ( po mendjen e kanë te festa e shezloneve) kanë prodhuar këtë skenë turpi , pa asnjë shije qoftë edhe për qytetarët e interesuar. Të tallesh me etiketime të tilla , “kantautori i Madh”, “Princja e këngëve shqiptare”, i fyen të dy ata personalitete. Të dy nuk kanë nevojë për gjëra të tilla pasi ata e kanë krijuar vetë emrin, të madh apo të vogël, përvec skenarit që mund të mbushet nga hapësirat boshe që kanë krijuar rrjedhjet e trurit. Gjithsesi punë e tyre që e organizojnë që fjala i madh është keqpërdorur aq shumë, saqë mjeshtër i vogël aty ka mbetur vetëm bashkia e Durrësit! Ndërkohë nga burime të brendëshme mësohet se prefekti ka kërkuar që të hiqet posteri nga palma se ndalojne turistet duke e marre per tregues te ndonje zbulimi arkeologjik, ose ti vendoset në shpinë ndonjë polici bashkiak që sillet andej nga selia e PS. Prefekti paska kërkuar që të njoftohet menjëherë Nesti…po edhe këtu kanë lind keqkuptime, pasi një nga patrozhonistet, që i rri te zyra gjithë ditën i ka thënë: Zoti “perfekt” Nesti Bënja apo Nesti Angoni . Të tallesh me qytetarët në këtë mënyrë pas 32 vjetësh edicion, është më mirë që të ishte shkruar vetëm një gjë: merr pjesë edhe Deti, i vetmi mjeshtër i madh në atë paçavure palme, a thua se po i shkojnë për përkujtimore dhe jo festë! Do kete qoka të vogla me siguri!