Fotografi i njohur Roland Tasho, ka publikuar sot në faqen e tij një foto nga mitingu që mbajti në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker.
Pikërisht si sot më 22 qershor të vitit 1991, në sheshin “Skënderbej” Baker u prit nga një numër shumë i madh shqiptarësh që mirëpritën aleancën e Shqipërisë me SHBA.
Tasho, ka evidentuar si një rast interesant, pjesëmarrjen në miting të Skënder Shehut, djalit të ish-kryeministrit shqiptar, Mehmetit, fati i të cilit dhe i familjes së tij u kthye në një tragjedi të vërtetë.
Skënder Shehu, i cili u sulmua aq shumë për fejesën e tij me yllin e volejbollit, Silva Turdiu, i sapodalë nga burgjet komuniste, shikohet bashkë me qindra mijëra njerëzit në shesh.
Për këtë, Roland Tasho shkruan: “22 qershor 1991. Vizita e James Beker ne Tirane. Nje nga pritjet me madheshtore qe ka pare sheshi Skenderbej.
Ajo qe me beri pershtypje ishte portreti i djalit te Mehmet Shehut, Skenderi ne turmen 100 apo 200 000 vete ne miting.. Foto Roland Tasho, e botuar per here te pare”.