Ballina Sport Tragjedi, tre tifozë bien nga tribuna dhe humbin jetën! 81 të lënduar

Tragjedi, tre tifozë bien nga tribuna dhe humbin jetën! 81 të lënduar

0
11

Ekipi i tyre fitoi titullin kampion, tre tifozë bien nga tribuna dhe humbin jetën.

81 të lënduar përfundojnë në spitale

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb.

Ngjarja ndodhi në stadiumin “5 July 1962” pasi MC Alger u shpall kampion pas barazimit pa gola kundër NC Magra duke siguruar titullin e dytë radhazi të kampionatit lokal. 81 të plagosurit janë shpërndarë në tre spitale të ndryshme.

Lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik të MC Alger shkuan në spitale për të dhuruar gjak, në solidaritet me të prekurit.

Presidenti i Republikës, Abdelmadjid Tebboune, shprehu publikisht ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u pezullua në shenjë respekti për zinë që ka prekur komunitetin sportiv algjerian.