Courtney Thorne-Smith po divorcohet nga Roger Fisherman pas 18 vjet martesë.
Ylli i “Melrose Place” paraqiti kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos për shkak të dallimeve të papajtueshme, si dhe një kërkese për kujdestari të përbashkët të djalit të tyre 17-vjeçar Jacob Emerson, raporton revista People.
Ata u martuan në vitin 2007 në Nju Jork dhe jetojnë të ndarë që nga 2021, transmeton KosovaPress.
Para se të martohej me Roger, Courtney ishte e martuar me Andrew Conrad, me të cilin filloi lidhjen gjatë xhirimeve të serisë “Melrose Place”.