Ballina Aktualitet Vijon prej 30 orësh zjarri në Pilur të Himarës, flakët drejt Porto...

Vijon prej 30 orësh zjarri në Pilur të Himarës, flakët drejt Porto Palermos

0
6

Prej më shumë se 30 orësh vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur të bashkisë së Himarës vijojnë të jenë aktive.

Edhe pse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka ashtu dhe nga ajri, zjarri është aktiv ende, duke djegur shkurre dhe pemë në kodrat e këtij fshati.

Ndërkohë deri në mesditën e djeshme helikopteri ka vijuar të hedhë ujë për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të jetë aktiv.

Zjarrëfikist dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontrroll zjarrin që mos të përparojë drejt zonave të banuara, ndërkohë që në orët e para të dites së sotme drejtimi i flakëve po përparon drejt zonës së Porto Palermos.

Forcat e Armatosura kanë mbërritur në ndihmë të zjarrfiksëve të Himarës, ndërkohë që pritet që dhe sot helikopteri të hedhë ujë për shuarjen e flakëve.