Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është zotuar se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.
Duke folur në një konferencë për media para seancës konstituive, Haxhiu u bëri thirrje partive parlamentare të votojnë për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentar.
“Nëse unë, si kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk i marr së paku 61 vota, tërhiqen nga kandidatura për kryetare të Kuvendit”, tha Haxhiu.
Sa për dijeni, votimi i fshehtë është kundërshtuar plot 28-të herë nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat në secilën herë refuzuan të propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.