Ballina Bota Japonia në alarm, mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme godasin disa ishuj që...

Japonia në alarm, mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme godasin disa ishuj që nga e shtuna

9
0

Që nga e shtuna, më 21 qershor, plot 474 tërmete kanë tronditur një zinxhir ishujsh me shumë vullkane aktive në Japoninë jugore, tha të enjten agjencia kombëtare e motit. Ndërsa nuk u raportuan dëme të mëdha, banorëve të ishujve u është kërkuar të qëndrojnë vigjilentë.

Që nga mëngjesi i së enjtes, 474 tërmete të tilla ishin vërejtur rreth zinxhirit të ishujve Tokara, në jug të Kyushu, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Në një deklaratë, thuhej: “Aktiviteti sizmik është rritur. Meqenëse ky rajon ka përjetuar periudha të zgjatura të aktivitetit të tërmeteve në të kaluarën, ju lutemi të jeni vigjilentë ndaj tërmeteve që shkaktojnë dridhje të forta.”

Më të fortët nga 474 tërmetet e regjistruara ishin dy dridhje me magnitudë 5.1.  Japonia është ndër vendet më sizmikisht aktive në botë, e vendosur në kryqëzimin e katër pllakave kryesore tektonike përgjatë skajit perëndimor të “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit.

Arkipelagu, shtëpia e rreth 125 milionë njerëzve, përjeton rreth 1,500 lëkundje çdo vit dhe përbën rreth 18 përqind të tërmeteve në botë.