Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës,...

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës, pjesëtar i një organizate kriminale

10
0

Është arrestuar shtetasi Ergys Arrnjeti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

23-vjeçari, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu do të ekstradohet për në Itali.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 49”.

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari, Ergys Arrnjeti.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.