Ballina Kronika Operacioni antidrogë ‘Koordinata’/ Asgjësohen 284 bimë, bien në prangat e policisë dy...

Operacioni antidrogë ‘Koordinata’/ Asgjësohen 284 bimë, bien në prangat e policisë dy persona akuzohen për…

10
0

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”, Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër goditje kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë natës, në fshatin Rreth Libofshë, u zbuluan dhe asgjësuan 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në dy parcela toke me pronësi publike.

Në vendin e ngjarjes u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. Sh., 50 vjeç, me banim në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë. Sipas hetimeve paraprake, të dy të arrestuarit dyshohet se vepronin në bashkëpunim për kultivimin e lëndës narkotike. Ata do të përballen me akuzën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim.

Bimët e zbuluara janë asgjësuar në vendngjarje, ndërsa operacioni “Koordinata” vijon me kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut Fier, bazuar edhe në informacione operative të siguruara nga shërbimet policore.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ndërsa policia ka paralajmëruar vijim të aksioneve për parandalimin e rasteve të ngjashme.