“Qyteti flet përmes zërit tonë” është titulli i ekspozitës fotografike e çelur në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës, ku 30 fotografi bardh e zi, të realizuara nga të rinj të qytetit, sjellin histori, identitet dhe detaje nga përditshmëria shkodrane.
“Ky konkurs është që të nxisim sa më shumë të rinj duke shpalosur idetë e tyre”, u shpreh Xheneta Zefi, Anëtare e Qendrës Rinore “Atelie“.
Tematikat e fotove reflektojnë jo vetëm qasjen kreative të autorëve të rinj, por edhe lidhjen e tyre me historinë, traditat dhe atmosferën e qytetit të Shkodrës.
“Solla një pjesë nga fotografit e mia, duke sjellë xhentilesën që karakterizon shkodranët”, u shpreh Vildan Gokaj, student.
Aktivitete të tilla vlerësohen si dëshmi e përpjekjeve për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore, duke përfshirë brezat e rinj në këtë mision.
“Janë përzgjedh foto bardhezi jep qartë vazhdimësinë që ne kemi në rrugën e Marubit”, u shpreh Rozafa Shpuza, anëtare e jurisë.
Kjo nismë artistike, e organizuar nga Qendra Rinore “Atelie” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog, synon të ofrojë një platformë shprehjeje për të rinjtë përmes artit të fotografisë, transmeton rtsh.