Ballina Kronika Shiste lëndë narkotike në doza, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Shiste lëndë narkotike në doza, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

11
0

Një 58-vjeçar i identifikuar si Gjoni Caushi është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi shiste në zona doza me lëndë narkotike kryesisht kokainë.

Blutë gjatë kontrollit iu sekuestruan lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, një peshore elektronike si dhe një armë sportive  të cilën  e përdorte pa leje në cilësinë e provës materiale.

58-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftim i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi Gj. C. (F)., 58 vjeç, i cili dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.