Samiti i NATO-s 2025, i mbajtur në Holandë, kishte si fokus çështje madhore globale, por ndodhi ajo që nuk e parashikoi askush: vëmendja nuk shkoi te krizat apo traktatet, por te fytyra (ose më saktë, mimikat) e Giorgia Meloni-t.
Kryeministrja italiane u bë virale në rrjet pasi një video e saj duke folur me gazetarët mori dhenë, dhe jo për ndonjë deklaratë politike, por për shprehjet e saj dramatike që ishin… pak të vështira për t’u përshkruar.
Në klipin që u përhap me shpejtësi në rrjet, Meloni shihet duke bërë një seri reagimesh të habitshme, nga ngritje vetullash, te tundje koke si në drama queen mode, që e lanë internetin të hutuar dhe, si gjithmonë, gati për meme.
Reagimet online? Të pacensuruara.
“Çfarë po ndodh me Giorgia Melonin?”, pyeti dikush. Një tjetër shtoi: “A është mirë vërtet?” dhe një i tretë: “Si e shpjegoni këtë performancë mimike të kryeministres italiane?”
Hamendësimet varionin nga “Shumë kafe?” te “Ka pasur një flashback nga Macron që i pëshpërit në vesh.” Dikush tjetër madje shkroi “Kjo është kokainë e nivelit tjetër.”
Megjithëse samiti u përqendrua në tema serioze, interneti, si gjithmonë, zgjodhi të fokusohej te momentet që ndihen më “reale”, mimika të çuditshme dhe meme që bëjnë xhiron e botës.