Ballina Bota Ariu i egërsuar ‘masakron’ babë e bir në një pyll – roja...

Ariu i egërsuar ‘masakron’ babë e bir në një pyll – roja e pyllit në gjendje kritike në spital

0
11

Një dalje e zakonshme për të mbledhur dru zjarri përfundoi në tragjedi në rajonin Kanker të Chhattisgarhit, Indi.

Dhe tanimë janë publikuar pamjet, kur një ari sulmoi për vdekje një baba dhe djalin e tij.

Suklal Darro, 45 vjeç, dhe Ajju Kureti, 22 vjeç, u sulmuan dhunshëm nga kafsha.

Roja i pyllit Narayan Yadav ndërhyri për t’i shpëtuar, por përfundoi i sulmuar rëndë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital.

Pamjet tronditëse të incidentit tregojnë momentin kur ariu e shemb në tokë dhe e kafshon Yadav-in në qafë, fytyrë dhe trup.

Ajju vdiq në vend, ndërsa i ati ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Trupi i djalit u desh të nxirrej nga pylli me mjete të rënda.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm në Chhattisgarh brenda disa muajsh, ku një tjetër ari vrau një të ri dhe plagosi rëndë dy të tjerë.