Ballina Lifestyle Brad Pitt nën ‘shënjestrën’ e hajdutëve, yllit të hollivudit i grabisin shtëpinë

Brad Pitt nën ‘shënjestrën’ e hajdutëve, yllit të hollivudit i grabisin shtëpinë

12
0

Shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga tre hajdutë.

Tre grabitës hynë në shtëpinë e tij në Los Feliz të mërkurën përmes një dritareje kryesore dhe “plaçkitën vendin”, shprehet policia e Los Angeles.

Policia nuk konfirmoi se kujt i përket shtëpia, por adresa përputhej me atë që bleu Pitt në vitin 2023.

Autoritetet deklaruan se të dyshuarit ia mbathën bashkë me sendet e vjedhura, edhe pse nuk është e qartë se çfarë është marrë. Policia nuk e ka zbuluar vlerën e objekteve që u grabitën.

Pitt nuk ndodhej në shtëpi. Vjedhja ndodhi rreth orës 22:30 lokale.

Ylli i kinemasë ishte në Londër për premierën e filmit “F1”, i cili del të premten.

Shtëpia e tij me tre dhoma gjendet pranë Griffith Park, ku ndodhet edhe shenja e famshme e Hollywood. Ajo rrethohet nga një gardh i madh dhe bimë që ofrojnë privatësi.