Ballina Aktualitet Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri...

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

17
0

Ky që shihni në këtë foto është Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Ervis Doçi, i cili njihet në vend si “Visi i Pojës”.

Drazhi është proceduar nga SPAK, për akuzën e “Trafikit të kokainës” kryer në bashkëpunim dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Në emër të Juxhin Drazhit rezulton i rregjistruar në Durrës një biznes i tregtimit të automjeteve dhe lënies me qira të tyre.

Ndërkohë nga hetimet e kryera SPAK, ka zbuluar 10 pasuri në emër të shoqërisë “Majestic Konstruksion”.

Pronari i kësaj shoqërie rezulton të jetë aktualisht Nazmi Shahini.

Por gjatë vitit 2021 Nazmi Shahini rezulton të ketë shitur 100 për qind aksionet e kompanisë shtetasit Arben Drazhi, që mësohet të jetë babai i Juxhin Drazhit të proceduar për trafik droge.

Por dy muaj nga kjo shitje, kompania “Majestic Konstruksion”, rishitet sërisht nga Arben Drazhi tek Nazmi Shahini.

Keto dy lëvizje janë kryer brenda një kohe vetem dy mujore dhe kontratat janë përpiluar jo para një noteri publik.

Për shkak të kësaj lëvizje, SPAK ngre dyshime të forta se kompania “Majestic Konstruksion” dhe të gjitha pasuritë e sipërfaqeve të tokave të rregjistruara në hipotekë në emër të saj, i përkasin familjarëve të personit nën hetim Juxhin Drazhi.

Vendimin për sekuestrimin e “Majestic Konstruksion” dhe 9 sipërfaqeve të tokës është marë në 21 Maj 2025, ndërsa në 27 Maj është ekzekutuar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe Zyrën e Hipotekës Durrës.

Që prej kësaj date e në vijim këto 10 pasuri në emët të “Majestic Konstruksion”, janë vënë në administrim nga Denisa Roshi, e cila i përket Zyrës së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara.

Me hyrjen e saj në administrim është larguar si administrator Arben Drazhi, babai i Juxhin Drazhit.

Hetimet për këtë rast vijojnë nga të dy shtetet Shqipëri dhe Itali.