Një aksident rrugor në veri të Egjiptit të premten vrau 19 persona, përfshirë 18 punëtorë dy prej të cilëve ishin adoleshentë 14-vjeçarë, raportuan mediat shtetërore.
Një kamion u përplas me një autobus që transportonte punëtorët nga fshati i tyre, Kafr al-Sanabsha, në provincën Menufiya, rreth 100 kilometra në veri të Kajros në deltën e Nilit, njoftoi gazeta zyrtare Akhbar al-Youm
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt, ku ligjet e trafikut zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe pjesa më e madhe e rrjetit rrugor është në gjendje të keqe. Mijëra kilometra autostrada dhe ura janë ndërtuar vitet e fundit si pjesë e një projekti të madh për përmirësimin e infrastrukturës.
Shërbimi statistikor egjiptian numëroi më shumë se 5,200 vdekje në aksidente rrugore në vitin 2024 në vendin më të populluar në botën arabe. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, të paktën 1.3 milionë të mitur punojnë në Egjipt.