Një sasi e madhe kokaine me vlerë tregu prej gati 100 milionë paundësh është sekuestruar nga oficerët e Forcave Kufitare në një nga konfiskimet më të mëdha të drogës të dekadës së fundit. Dërgesa u kap më herët këtë muaj në një anije kontejnerësh që mbërriti në portin London Gateuay nga Panamaja.
Zyrtarët dhe stafi i Forcës Kufitare në portin në Stanford-le-Hope, Essex, u desh të zhvendosnin 37 kontejnerë të mëdhenj për të gjetur ngarkesën 2.4 tonëshe.
Me një vlerë të vlerësuar prej 96 milionë paundësh, ky ishte sekuestrimi i gjashtë më i madh i kokainës që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave, tha Ministria e Brendshme.
Oficerët specialistë detarë kapën drogën pas një “operacioni të udhëhequr nga inteligjenca”. Forca Kufitare tha në një deklaratë: “Përgjimi i jep një goditje të rëndësishme financiare dhe operacionale grupeve të krimit të organizuar që qëndrojnë pas importimit të tij dhe është një shembull i një rezultati të nxitur nga inteligjenca për të prishur zinxhirët e furnizimit kriminal.”
Charlie Eastaugh, drejtori detar i organizatës, tha: “Ky sekuestrim – një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji – është vetëm një shembull se si oficerët detarë të përkushtuar të Forcave Kufitare mbeten një hap përpara bandave kriminale që kërcënojnë sigurinë tonë.” “Mesazhi ynë për këta kriminelë është i qartë. Më shumë se kurrë më parë, ne po përdorim inteligjencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit për të prishur dhe çmontuar operacionet tuaja.”
Ai shtoi se kishte edhe programe trajnimi në të gjithë Amerikën Latine për të ndihmuar në parandalimin e hyrjes së drogës në brigjet britanike.