Ballina Sport Kampionati botëror për klube, Palmeiras eliminon Botafogon!

Kampionati botëror për klube, Palmeiras eliminon Botafogon!

0
12

Palmeiras është çerekfinalisti i parë në Kampionatin Botëror për klube në futboll.

Pas 120 minutave, Palmeiras ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Botafpgos.

Përballja mes skuadrave braziliane, Palmeiras – Botafogo, u karakterizua me lojë të fortë.

Ndeshja në kohë e rregullt u mbyllë pa gola (0:0).

Pas vazhdimeve Palmeiras ia doli të mposht rivalin falë golit të Paulinhos në minutën e 100-të.

Paulinho mashtroi mbrojtjen rivale brenda 16-shit i cili me goditje të fortë shënoj në këndin e poshtëm të djathtë.

Futbollisti i Palmeiras Gomez u përjashtua me karton të kuq (pas dy të verdhëve) në minutën e 116-të..