Ballina Kronika Mbolli kanabis në mes të pyllit, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Mbolli kanabis në mes të pyllit, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

12
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Zef Kola, 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.