Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në rrugën Dritan Hoxha, pranë semaforit në Laprakë, ku janë përfshirë në një përplasje zinxhir gjashtë automjete.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona, mes tyre dy efektivë policie dhe një drejtues taksie. Sipas burimeve zyrtare, të plagosur kanë mbetur shtetasit E. Gj. dhe E. J., drejtues dhe pasagjer në automjetin e policisë, si dhe taksisti A. M. Të tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia apo pakujdesia.