Ballina Kronika Rrezikuan jetën në det/ Ndërhyn Policia Kufitare, shpëtohen dy pushues në Shëngjin

Rrezikuan jetën në det/ Ndërhyn Policia Kufitare, shpëtohen dy pushues në Shëngjin

11
0

Policia Kufitare në Shëngjin iu ka ardhur në ndihmë dy personave, të cilët ndodheshin në rrezik në det të hapur.

Policia e Lezhës thotë se një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Autoritetet njoftuan se mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.