Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Shqipëria duhet që të marr në konsideratë kërkesën e Britanisë së Madhe për hapjen e një qendre emigrantësh.Ai tha se kjo çështje duhet që të diskutohet edhe në Kuvend.
“Unë do doja t’i bëjë thirrje Ramës që të shoh me prioritet kërkesën e Britanisë për hapjen e qendrave të emigrantëve të huaj në vend. Janë disa vende që si depërtojnë dot ne vendet e tyre sepse mund të ketë probleme ligjore. Gjermania si kthen dot afganët në Afganistan sepse talebanët nuk lejojnë që avionët gjerman të depërtojnë emigrantët dhe çfardo politike të marr politika gjermane e ka të pamundur që të rikthejë ata në Afganistan. Sa kohë Shqipëria i ka hapur dyert për qendrat e emigrantëve me Italisë s’ka pse i thotë jo Britanisë ose SHBA dhe ky duhet që të ishte një debat parlamentar ku të diskutohen interesat tona me këta partner”, tha ai.