Ballina Kosovë Dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit, reagon Haradinaj: Kurti e...

Dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit, reagon Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen të bëjë Kosovën keq e…

15
0

Edhe në seancën e sotme, partitë parlamentare PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk dorëzuan propozimet për anëtarët e komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përpjekja për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 39-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëriti thirrjen ndaj grupeve parlamentare për të emëruar përfaqësuesit e tyre në komision, por kjo kërkesë sërish nuk u përmbush.

Nga 95 deputetë të pranishëm në sallë, 53 votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Megjithatë, mungesa e konsensusit për përbërjen e komisionit vijon ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Pas dështimit të radhës të seancës, ai tha se Kurti nuk ka interesim të zgjidh asgjë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka ndarë mendjen që ta bëjë keq e më keq”.

Sipas tij Kuvendi duhet të kthehet në kushtetueshmëri, duke nënkuptuar votim të hapur.

“Ky e ka nda mendjen me bë me keq Kosovën, është problem me këtë njeri. Unë nuk kam pse me u taku sepse ai po bën lojë. Ne këtu ishun në seancë e kërkon një konsult para seancës pardje, ai qëndroi në sallë dhe nuk erdhi në takim të kryesuesi, aty shihet se ai nuk ka qëlim me zgjidh – por vetëm më bë më keq e më keq”, tha Haradinaj.