Ballina Politika “Durrësi turistik”, Malltezi tallet me qeverinë pasi flakët dhe tymi i zi...

“Durrësi turistik”, Malltezi tallet me qeverinë pasi flakët dhe tymi i zi mbuluan qytetin bregdetar: Edhe vitin e..

9
0

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka ironizuar situatën skandaloze me zjarrin në tregun e plazhit të Durrësit, ku flakët dhe tymi mbuloi të gjithë zonën, pasi autoritetet nuk arritën të vendosnin në kontroll situatën.

Përbri një foto në Facebook ku duket tymi i zi që ka mbuluar plazhin, Malltezi shkruan, ‘Durrësi turistik’.

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara mes një shkëndije elektrike si pasojë e kushteve të pasigurta në treg dhe mundësisë së një zjarri të qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve të reja në zonë.

Kujtojmë se edhe në vitet e kaluara, ky treg ka qenë disa herë skenë e zjarreve të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.