Samiti i NATO ishte eventi i tmerrit ku europianët shkuan krenarë në takim, qëndruan si legenë para presidentit amerikan dhe dolën të dhjerë në konkluzionet e samitit. Ndërkohë që europianët rendën kush e kush ti bënte lajka superfuqisë së botës,
KM shqiptar nuk arriti asnjë rezultat në pritshmëritë e tij. Shkoi për një shtrëngim dore me Trump, një foto dhe një falenderim nga presidenti amerikan për samitin e 2027 dhe përfundoi i menderosur në një tavolinë në fund të sallës, i bërë limon nga përzënia në mënyrë të dhunshme në një cep të sallës, ku nuk denjoi as të duartrokasë dollinë e Trump.
As Rich Grenell, as oligarkët e tij dhe as paratë e lobimit nuk i bënë punë të merrte një foto me Trump. Dy foto tregojnë shumë. Njëra ku rri i vetmuar në darkën e mbretit të Hollandës. Tjetra me gruan e tij ku veshja e saj me kasketë përfundoi në memet e rrjeteve si një çift që kishin marrë çmimin Grammy. Shkoi si lider botëror dhe u kthye si çift reperësh në një ndarje çmimesh Grammy./sot