Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar këtë të diel lidhur me postimin e tij të djeshëm në rrjetet sociale, në të cilin ironizonte rezultatet nga rinumërimi i votave.
Murrizi shkruan në profilin e tij në ‘Facebook’ se e kanë kritituar ‘shokë e shoqe’ të partisë lidhur me komentet e tij ndaj këtij procesi.
Murrizi shton se nuk ka ndërmend të marrë leje mbi çfarë poston e shkruan dhe se nuk ia ndjen fare për kritikat..
Postimi i plotë:
Meqe dasma e Bezzos do zgjasi si dasma e MALOS une nuk mund te rrija nje jav ne dasem
Deri ketu erdha por per ne BALLON me duket se nuk po ma mban
Dy foto nuk hedh me kurre se me “ kritikuan” disa “ shok” ashper dje
Kafe nuk behet fjale te pi mẽ se me “ kritikuan” rende fare jo pak “ shok” dhe “ shoqe” te partis, organizates se frontit, bashkimet profesionale, organizates se rinis dhe bashkimit te gruas se kisha “ gabuar” keq fare dhe kisha shkelur vijen e masave duke “ reklamuar” jete borgjeze ne vendet kapitalisto-revizionisto dhe po i beja reklam Italis fashiste
Ps: Miqesia virtuale te nderuar MIQ eshte pa imponim dhe e pranojme njeri tjetrin ashtu siç eshte dhe nese duam ta pranojme pa kushte e pa i kerkuar llogari njeri tjetrit per fotot apo postimet qe ben
Po na pelqyen mund ta shohim, po kemi koh dhe deshir mund ti bejme komente njeri tjetrit
Po na bezdis kjo “ miqesi” mund ti rrasim nje BLLOK dhe te shikojme terezin se une nuk kam ndermend te mar leje KURRE se sa foto hedh, çfar fotosh hedh, çfare shkruaj e çfare postoj e me jua thene drejt e TROÇ fare as ma ndjen e as me plas fare se merzitet njeri nga LIRIA IME se ne kete jete jemi te gjith kalimtare dhe jeta eshte shum e shkurter per te jetuar ne ate menyre qe te “ kenaqesh” dynjane duke privuar veten
JU UROJ TE DJELE TE MBARE DHE PA SHUM INAT