Kiera Knightley u shfaq me një pamje elegante dhe të rafinuar gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit Nouvelles Vagues në Biarritz, Paris.
Aktorja britanike, 40 vjeçe, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve teksa buzëqeshte dhe përshëndeste kalimtarët gjatë daljes së saj të shtunën në një event të mbushur me yje.
E veshur me një kostum delikat dantelle, ajo kishte zgjedhur një bluzë të bardhë transparente me detaje kopsash të arta, që i përshtatej në mënyrë perfekte siluetës së saj të hollë. Veshjen e kompletonin sandale elegante të zeza, që theksonin më tej hijeshinë e saj natyrale, shkruan “Daily Mail”.
Flokët e saj të gjatë dhe ikonike ishin lëshuar me onde të buta që kornizonin bukur fytyrën, ndërsa syzet e diellit shtonin një prekje të sofistikuar pamjes së saj.
Gjatë qëndrimit në rrugët e qytetit, Knightley ndaloi për të përshëndetur fansat dhe për të pozuar për disa fotografi.