Ballina Aktualitet Gjykata e Cassazione: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes Itali-Shqipëri

Gjykata e Cassazione: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes Itali-Shqipëri

9
0

Në një raport mbi ndalimin e shtetasve të huaj, bazuar në protokollin e marrëveshjes Itali-Shqipëri, Gjykata e Cassazione-s, nxjerr në pah çështje të shumta kritike të paktit.

Sipas kësaj gjykate, “doktrina ka shprehur dyshime të shumta në lidhje me përputhshmërinë e saj me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare, duke u ndalur konkretisht në marrëdhënien midis Protokollit dhe ligjit të BE-së”, raporton Ansa.

Në paragrafin kushtuar marrëdhënies midis Italisë e Shqipërisë, por dhe Kushtetutës, raporti i Zyrës së Gjykatës së Lartë, nxjerr në pah shkelje të shumta të mundshme e të drejtave kushtetuese, nga e drejta për shëndet deri tek ajo për mbrojtje.

“Marrëveshja nuk arrin të identifikojë saktësisht kategorinë e njerëzve të cilëve u referohet ajo, duke u kufizuar në identifikimin e tyre si ’emigrantë. Kjo gjë gjeneron një pabarazi të përgjithshme trajtimi midis të huajve që do të çohen në Itali dhe ’emigrantëve’ që do të transferohen në Shqipëri”, shkruhet në raport.

Kështu, sipas Gjykatës së Cassazione-s, marrëveshja do të ishte një pengesë për të drejtën e azilit duke shfaqur mungesë të një “disiplinë analitike të aspekteve procedurale”.

Sipas gjyqtarëve, tregues që do të ishin të nevojshëm për të neutralizuar “boshllëkun ligjor që rrjedh nga ekstra-territorialiteti”, do të jetë garancia e barazisë.

Sipas marrëveshjes, i huaji nuk mund të lirohet në Shqipëri dhe duhet të kthehet në Itali, me pasojë që, duke marrë parasysh kohën teknike të nevojshme për transferimin në një anije ose me rrugë ajrore, duket shumë e mundshme që i huaji të mbahet i ndaluar sine titulo për disa orë, nëse jo edhe disa ditë.

Lidhur me të drejtën e mbrojtjes, Gjykata thekson “se modalitetet e ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes së personave të huaj të ndaluar në Shqipëri, nuk rregullohen nga dispozita legjislative, por i besohen diskrecionit të ‘personit italian përgjegjës për qendrën’”.

Së fundmi, u vu re se marrëveshja “duke përcaktuar se në rast të nevojave shëndetësore që autoritetet italiane nuk mund t’i plotësojnë, autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë me autoritetet italiane përgjegjëse për të njëjtat objekte për të siguruar kujdes mjekësor thelbësor dhe të pashterueshëm për migrantët e ndaluar atje” – mund të shkaktojë dëme serioze në të drejtën e shëndetit të ‘migrantëve’, të mbrojtur nga neni 32 i Kushtetutës, duke pasur parasysh se niveli i kujdesit shëndetësor shqiptar nuk është i krahasueshëm me atë italian”.