Ballina Kronika Gruaja humbi foshnjën e ende të pa lindur, Policia nis hetimet për...

Gruaja humbi foshnjën e ende të pa lindur, Policia nis hetimet për gjinekokogen në Vlorë

7
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Vlorë pas një kallëzimi penal të bërë ndaj një mjekeje në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Gjinekologia Marjeta Boraj, 66 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë për neglizhencë në trajtimin mjekësor që dyshohet se ka çuar në humbjen e një foshnjeje ende të palindur.

Denoncimi në Polici është bërë nga babai, ndërsa ngjarja është shënuar një ditë më parë (28 qershor).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

 

nisën procedimin penal për shtetasen M. B., 66 vjeçe, me detyrë mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi L. H., me pretendimin se si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, bashkëshortja e tij ka humbur foshnjën ende të palindur”, informoi sot policia.