Ballina Aktualitet Hetim për 226 policë në gjithë vendin: 152 janë nga ankesat e...

Hetim për 226 policë në gjithë vendin: 152 janë nga ankesat e qytetarëve

0
9

152 qytetarë kanë dërguar te Agjencia e Mbikqyrjes policore ankesat në lidhje me 226 punonjës policie që nga janari deri në qershor të vitit 2025.

Tekst- Sipas të dhënave që abc neës ka siguruar nga institucioni që mbikëqyr efektivët e policisë, 51 ankesa janë për policët me grada niveli i parë drejtues, pra kryekomiar, komisar dhe nënkomisar, postet që mbajne janë shefa dhe zv shefash komisariatesh, apo shefa krimesh…

Nga 226 polic nën hetim, 168 prej tyre janë për punonjës policie niveli zbatues, pra efektivë të cilët janë në terren çdo ditë përballë qytetarëve…

Por nuk mungojnë as policët civil, për të cilët ka 3 raste ankesash nga qytetarët që po hetohen nga agjencia e mbikëqyrjes policore…

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, AMP ka hetuar dhe referuar 10 raste ankesash nga qytetarët për 28 polic të shqiponjave, të njohur ndryshe si shigjetat e tiranës…. 2 prej të cilëve rezultojnë punonjës policie të nivelit të parë drejtues dhe 26 të nivelit zbatues.

Sipas ankesave të referuara, veprat penale që kanë rënduar mbi ta janë., kryerje e veprimeve arbitrare”, vepër kjo që mban dhe numrin më të lartë të referimeve,

drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, plagosje e lehtë me dashje” shpërdorim detyre” & “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “kanosja” e  “shkatërrimi i pronës”.

Nga 28 punonjës policie të strukturave të Forcës Shqiponja që kanë qenë nën hetim, 1 prej tyre është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe për 3 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Ndërkohë gjatë vitit 2024, rezulton që janë arrestuar 163 efektivë nga sektori i kufirit, Policia Rrugore, hetimit të krimit dhe patrullës së përgjithshme nga 444 raste që janë hetuar.

Shkeljet e evidentuara më së shumti nga AMP gjatë vitit të kaluar kanë qenë korrupsioni, shpërdorimi I  detyres, apo përfshirja e efektivëve me personazhe të botës së krimit./abcnews.al