Ballina Kronika Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në Tiranë 2 të miturit

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në Tiranë 2 të miturit

12
0

Policia e shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot të Maliqit.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit.

Po ashtu bëhet e ditur se të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të zonës së Saukut. Policia e shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot.

Djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit, të cilët në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës kanë mundur të gjejnë dy të miturit që ishin larguar nga banesat e tyre se bashku.

Të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.