Pas publikimit të lajmit të vëllai i ish kryetarit të bashkisë Tepelenë, deputet i zgjedhur në ushtrinë e Ramës, Termet Peçi ka zaptuar në një nga zonat më të veçanta dhe të pacenuara të bregdetit shqiptar vendin e quajtur Gjiri i Fshehur në Porto Palermo, ka reaguar edhe kreu i këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka
“Nuk i merr Termeti , ja jep “mreti””, shkruan Paloka në postimin e tij në rrjetet sociale duke shtura se, “ja jep kujt te doje!”.
“Ju mos harroni ti jepni votën”, shkruan deputeti i PD.
Mesazhi:
Nuk i merr Termeti , ja jep “mreti”.
A nuk i ka të vetat të gjitha? Ja jep kujt të dojë! Ju mos harroni ti jepni votën.