Ballina Kronika Kontrolle blic në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në...

Kontrolle blic në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli! I dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes

12
0

Gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës është kapur me telefon celular Laert Haxhiun, një prej të dënuarve për krime të rënda, i njohur për përfshirjen në “Masakrën e Lushnjës”.

Kontrolli u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB), i cili sinjalizoi për praninë e një pajisjeje të paligjshme në qelinë e Haxhiut.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e të burgosurit dhe sekuestruan telefonin celular.

Ky është një tjetër rast që vërteton problematikën e futjes së sendeve të ndaluara në burgje, sidomos te të dënuarit për krime të rënda dhe krim të organizuar. Autoritetet pritet të ndërmarrin masa disiplinore ndaj Haxhiut.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm më 24 prill 2024 për “vrasje me paramendim”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “gruppe kriminale”, dhe “armëmbajtje pa leje”.

Haxhiu u përfshi në atentatin ku u vranë dy persona (Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha), ndërsa u plagosën të tjerë, duke tentuar të vrisnin Xhulio Shkurtin, nipin e liderit të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.