Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin ju nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u s’kualifikuan. Përmes e-mailit, SPAK i ka njoftuar 7 pretendentët që ngelën në garën për postin e shefit të BKH, se muaji korrik do të jetë jo vetëm i nxehtë, por edhe i ngarkuar për ta mbasi brenda këtij afati ata do ti nënshtrohen të gjitha fazave të tjera të konkurrimit.
Ata që ngecën në filtrin e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani, dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. Ndërkohë garuesit që synojnë drejtimin e BKH pritet të bëjnë vrap 2400 metra, 300 metra sprint, muskuj barku dhe pompa e më tej analizat mjekësore. Kush kualifikohet për fazën e radhës e pret eseja e zgjeruar, poligrafi, verifikimi i figurës dhe deklarimi I pasurisë
Drejtori I BKH duhet të zgjidhet brenda 31 gushtit kur edhe i mbaron mandate Aida Hajnajt drejtoreshës aktuale të kësaj byroje.
Në garë kanë mbetur sipas njoftimit zyrtar të SPAK Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, shumica zyrtarë policie, dhe hetues aktualë në SPAK. Megjithatë zërat jo zyrtarë përmendin se komisioni I vlerësimit për momentin ka me sy të mirë Elton Kërlukun dhe Jon Ketën, që të dy hetues pranë asaj që paralelizohet si FBI shqiptare.