Ballina Kronika Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë...

Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh

8
0

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.