Ballina Aktualitet “Për 5 minuta zjarri përfshiu të gjithë tregun”, flet pronarja e dyqanit...

“Për 5 minuta zjarri përfshiu të gjithë tregun”, flet pronarja e dyqanit në Durrës: Kisha 10 milionë lekë mall, nuk…

10
0

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë kryesisht gjatë sezonit veror.

Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30 dhe sipas burimeve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë pothuajse të gjithë tregun brenda pak minutash.

“Për shkak të erës së fortë, zjarri u përhap për gati 5 minuta në të gjithë tregun. I kam ardhur në ndihmë njerëzve, si ata që i njoh dhe ata që nuk i njoh. Janë dëgjuar disa shpërthime të lehta në dyqanet e tregut. Në fillim ka ardhur vetëm një zjarrfikëse, më pas i telefonova që të sillnin edhe të tjera. Besoj se nuk u menaxhua si duhet. Zjarri vinte nga sipër dhe ata vazhdonin nga poshtë. Nuk u parandalua, po punonin në anën e kundërt,” është shprehur një qytetar që ka ndihmuar pronarët e dyqaneve.

Ndërsa një nga pronaret e prekur nga flakët është shprehur se ka humbur të gjithë mallin e saj: “Kisha 10 milionë lekë mall këtu dhe nuk kam arritur të shpëtoj asgjë. Na ra një fatkeqësi e madhe, nuk mundëm të shpëtonim asgjë.”