Ballina Politika Rinumërimi i votave, Endri Shabani: Askush nuk mendonte se janë vjedhur votat...

Rinumërimi i votave, Endri Shabani: Askush nuk mendonte se janë vjedhur votat në kuti

12
0

Endri Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma Thurje”, ka folur në Euronews Albania mbi rinumërimin e votave që po zhvillohet dita ditës në Tiranë, ndaj të cilave ka bërë një shpjegim nëse ka pasur apo vjedhje të tyre gjatë procesit.

Me një bindje të plotë, Shabani shton se “Nisma” ka pasur vëzhgues në çdo moment në qendrat e votimit, duke e bërë procesin sa më transparent.

“Nuk kemi pasur asnjëherë pretendimet që na janë vjedhur votat në kuti. Kur thonim që i kemi mbrojtur votat nga fillimi deri në fund, na akuzonin se nuk jemi opozitë mjaftueshëm sa Berisha. Po rinumërimi tregoi që çdo votë të cilën shqiptarët kanë hedhur tek kutia për koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, është numëruar, kjo edhe për shkak të organizimit nga KQZ por edhe sepse i kemi qëndruan mbi kokë. Nuk ka pasur asnjë votë, asnjë kuti apo qendër rinumërimi që nuk ka pasur vëzhgues të “Nismës” që rrinë aty 24 orë për ditë të tëra.

Nuk kisha pritshmëri që të ndryshonte rezultati. Pastaj ka edhe vota që mund të jenë rivlerësim. Që do të thotë, nga 17 mijë e ca vota që ka marrë “Nisma Shqipëria Bëhet”, janë hequr 44 vota. Kjo ka ndodhur sepse në fazën e parë, këto vota janë quajtur të vlefshme, kur është bërë rinumërimi ka pasur një rivlerësim ku mund të jenë quajtur të pavlefshme. Qartazi, asnjë votë që ka shkuar për “Nismën Shqipëria Bëhet” nuk është tjetërsuar, nuk ka guxuar njeri ta prekë. Këtu është modë të thuash mi vodhën votat”, tha Endri Shabani.