Ballina Politika Stafi i marrëdhënieve me publikun në PD nis pushimet pas rezultatit katastrofik...

Stafi i marrëdhënieve me publikun në PD nis pushimet pas rezultatit katastrofik në zgjedhje

8
0
Pas zgjedhjeve të 11 majit, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, nuk është parë më në selinë e PD. Burime thonë se qejfmbetja për mos përfshirjen në listën e Durrësit e ka bërë zonjën Garo të largohet në heshtje nga PD, por jo nga miqësitë e krijuara atje.
Ajo ka postuar një foto në Facebook me përgjegjësin e marrëdhënieve publike në PD, Alfred Lela, dhe punonjësen e zyrës së shtypit, Mariela Shkurta. “Office retreat,” shkruan Floriana në postimin e saj, ndërsa fotoja duket se është shkrepur në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë.
Epo, tani që zgjedhjet mbaruan dhe lodhja ka bërë punën e vet, duhet dhe pak pushim. Edhe pse rezultatet ishin katastrofike, mendjet që hartuan dhe zbatuan strategjinë e fushatës po mbledhin veten, ndoshta për t’u bërë gati për betejat e reja politike.
Pushime të mbara për stafin e marrëdhënieve me publikun në PD. Beteja sapo ka filluar dhe në shtator veç energjisë duhet dhe pak nxirje!/vna.al