Ballina Aktualitet Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

15
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga Veriu i Afrikës dhe ndikimit të Anticiklonit të Azoreve.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë në drejtimin verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe lugina parashikohet të arrijë deri në 12-16 m/s.

Deti do të jetë me dallgëzim mesatar, 2-4 ballë.