Ballina Kosovë Agravon konflikti mes 4 të miturve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Agravon konflikti mes 4 të miturve, plagoset me thikë njëri prej tyre

12
0

Katër të mitur janë konfliktuar dhe përleshur me njëri-tjetrin në Obiliq në Prishtinë. Mësohet se njëri prej të miturve është plagosur me thikë gjatë sherrit. Policia e Kosovës shton se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:45, në Obiliq.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raport. Më tej bëhet me dije se një nga të miturit është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë lënë të lirë.