Një punonjës ndërtimi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej në lagjen ‘Kushtrimi’, në Berat.
66- vjeçari Ramadan Hatija mbërriti me shenja jetë në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
‘Berat/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi Ramadan Hatija, 66- vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.