Eva Longoria tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj mahnitëse në plazhin e Marbellës, në Spanjë, të shtunën, teksa shijonte rrezet e diellit në shoqërinë e familjes.
Aktorja 50-vjeçare shfaqte elegancë dhe vetëbesim e veshur me një palë bikini rozë të ndezur, që vinin në pah format e saj të tonifikuara, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Këtë fundjavë, Longoria zgjodhi pushimet familjare në vend të dasmës madhështore të mikeshës së saj të ngushtë, Lauren Sanchez, me miliarderin Jeff Bezos, që u mbajt në Venecia.
Për këtë zgjedhje, ajo mungoi edhe gjatë një fjalimi të fuqishëm që Charlize Theron mbajti për të ftuarit e shumtë dhe të famshëm.
Ndërkohë, Eva u shfaq natyrale dhe e buzëqeshur në bregdet, me flokët e lëshuar në onde të buta dhe një pamje të freskët nën diellin andaluzian.
Ajo u pa duke shëtitur zbathur në rërë, pranë bashkëshortit të saj, Jose Baston, i cili mbante dorën në një rrip mbështetës.