Në Milano, në zonën CityLife, një nga dy tabelat gjigante me fjalën “Generali” në rrokaqiellin e kompanisë së sigurimeve u shemb.
Tabela ngeci në majë të ndërtesës dhe rreziku i rënies së saj në tokë që mund të kishte pasoja të rënda u shmang. Zona u rrethua menjëherë dhe u izolua nga këmbësorët.
Tabela, e cila është 15 metra e lartë, zë të gjithë gjerësinë e ndërtesës, një nga simbolet e Citylife, lagjes rezidenciale dhe tregtare të Milanos. Shkaqet e shembjes nuk dihen ende, por dyshohet se temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë kontribuar gjithashtu në përkeqësimin e mbështetëseve të tabelës.
Sheshi poshtë kullës u evakuua, stacioni i metrosë M5 Tre Torri u mbyll dhe e gjithë zona u rrethua për të parandaluar trafikun. Kulla Hadid është 44 kate e lartë, 192 metra e lartë dhe është vendi i punës i mbi 2000 punonjësve të grupit të sigurimeve Generali.
Edhe stacioni i metrosë M5 Tre Torri u mbyll dhe e gjithë zona u rrethua për të parandaluar trafikun.
Kulla Hadid është 192 metra e lartë, me 44 kate dhe është vendi i punës i mbi 2000 punonjësve të grupit të sigurimeve Generali. E përuruar në vitin 2019, është një nga tre strukturat – e dyta në lartësi – që përbëjnë zonën CityLife, në veriperëndim të Milanos.