Ballina Europë Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë...

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

10
0

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm  (03:15 në një ndërtesë në Torino, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se të pesë persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Një dymbëdhjetëvjeçar pësoi djegie në 30% të trupit, ndërsa një vajzë gjashtëvjeçare u plagos si pasojë e një muri që u shemb.

Ekipi i kërkim shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për të gjetur një person që rezulton i zhdukur, shkruan La Repubblica.

Sipas shërbimit zjarrfikës, shpërthimi ndodhi në një papafingo në katin e sipërm të ndërtesës dhe më pas u përhap edhe në dy apartamente të tjera.