Ballina Europë Italia ‘shpik’ skemën ‘faraonike’ për t’i shpëtuar 5% të NATO-s: Një urë...

Italia ‘shpik’ skemën ‘faraonike’ për t’i shpëtuar 5% të NATO-s: Një urë prej 13.5 mld eurosh për në Siçili

10
0

Të përballur me një objektiv të ri të frikshëm shpenzimesh për NATO-n, politikanët italianë po propozojnë që një urë prej 13.5 miliardë eurosh për në Siçili, e diskutuar prej kohësh, duhet të përkufizohet si shpenzim ushtarak.

Roma është një nga vendet që shpenzojnë më pak ushtarakë në NATO – duke synuar vetëm 1.49 përqind të produktit të brendshëm bruto për ushtrinë vitin e kaluar. Kjo e bën objektivin e ri  prej 5% deri në vitin 2035, të duket i paarritshëm.

Dhe këtu ura mund të ndihmojë.

Qeveria e Giorgia Melonit është e etur të përparaojë me skemën faraonike për të ndërtuar Ngushticën e Mesinës, atë që do të jetë ura e varur më e gjatë në botë — një projekt që ka qenë ëndrra e romakëve, diktatorit Benito Mussolini dhe ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Si Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, ashtu edhe Ministri i Infrastrukturës Matteo Salvini, zëvendëskryeministrat e Melonit, po e ekzagjerojnë idenë se ura ka një vlerë strategjike për NATO-n dhe jo një rol thjesht ekonomik — një pikë që u theksua edhe në një raport qeveritar në prill.

Një zyrtar qeveritar theksoi se nuk ishte marrë asnjë vendim formal për klasifikimin e urës si një projekt sigurie, por tha se bisedime të mëtejshme ka të ngjarë të mbahen së shpejti për të “parë se sa e realizueshme do të jetë kjo”. Ideja mund të jetë politikisht e dobishme për Melonin, ndërsa ajo përpiqet të bindë një publik të kujdesshëm ndaj luftës për nevojën e shpenzimeve të mëdha mbrojtëse,  në një kohë kur Italia tashmë po shkon drejt masave shtrënguese.

Ekzistojnë disa baza të qarta, mbi të cilat Italia mund të jetë në gjendje të ndërtojë një rast për këtë rrugë. Nga objektivi prej 5 përqind të PBB-së i NATO-s, vetëm 3.5 përqind duhet të jenë shpenzime thelbësore të mbrojtjes, ndërsa 1.5 përqind mund të orientohet drejt një rezistence më të gjerë strategjike, siç është infrastruktura.

Një zyrtar italian i Thesarit sugjeroi gjithashtu se etiketimi i urës si një projekt ushtarak do ta ndihmonte qeverinë të kapërcente disa nga barrierat ekonomike dhe teknike, që e kanë ndaluar ndërtimin e saj në të kaluarën.

Për dekada të tëra, përpjekjet për të ndërtuar urën — me një hapësirë ​​qendrore të vlerësuar prej 3.3 kilometrash — janë përballur vazhdimisht me probleme kostosh, vështirësi të operimit në një zonë sizmike dhe sfidën e zhvendosjes së njerëzve.

Përcaktimi i ri do të “anashkalonte pengesat burokratike, paditë me autoritetet lokale që mund ta sfidonin qeverinë në gjykatë, duke pretenduar se ura do të dëmtojë në mënyrë disproporcionale tokën e tyre”, tha zyrtari i Thesarit. Gjithashtu do të “lehtësonte mbledhjen e fondeve, veçanërisht vitin e ardhshëm, për urën”.

Imperativ apo qesharak?

Në prill, qeveria italiane miratoi një document, që deklaronte se ura duhet të ndërtohet për “arsye të domosdoshme të interesit publik mbizotërues”.

Përveç përdorimit të saj civil, “ura mbi Ngushticën e Mesinës ka gjithashtu rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, aq sa do të luajë një rol kyç në mbrojtje dhe siguri, duke lehtësuar lëvizjen e forcave të armatosura italiane dhe aleatëve të NATO-s”, shtohet në dokument.

Italia kërkoi gjithashtu që projekti të përfshihej në planin e financimit të BE-së për lëvizshmërinë e personelit ushtarak, materialeve dhe aseteve, pasi “do të përshtatej në mënyrë të përkryer në këtë strategji, duke siguruar infrastrukturë kyçe për transferimin e forcave të NATO-s nga Evropa Veriore në Mesdhe”, thuhet në raportin e qeverisë.

Ura “përfaqëson një avantazh për lëvizshmërinë ushtarake, duke mundësuar transportin e shpejtë të automjeteve të rënda, trupave dhe burimeve, si me rrugë ashtu edhe me hekurudhë”, shtoi qeveria.

Nëse NATO – dhe më e rëndësishmja, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili i do projektet e mëdha të ndërtimit – do ta pranojë këtë logjikë, është një çështje tjetër.

Zyrtarisht, Ngushtica e Mesinës ndodhet jashtë korridorit të vetëm të Italisë për mobilitet ushtarak nga NATO-ja — i cili fillon në portet në rajonin e Pulias në prag të çizmes italiane, kalon Adriatikun në Shqipëri dhe vazhdon në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Është gjithashtu e paqartë, nëse ngushtica përfshihet në rrjetin e mobilitetit ushtarak të BE-së, korridoret e të cilit, sipas njerëzve të njohur me diskutimet, pritet të përputhen me rrugët e NATO-s.

Amerikanët nuk po e tregojnë hapur për momentin. Kur u pyetën për urën në samitin e NATO-s në Hagë në fund të qershorit, ndihmësit amerikanë qeshën, por nuk dhanë asnjë përgjigje të menjëhershme.

Ura e Berluskonit

Ministri i Jashtëm Tajani është një avokat i zëshëm i urës. “Ne do t’i bëjmë italianët të kuptojnë se siguria është një koncept më i gjerë sesa thjesht tanket”, tha ai në një  intervistë të kohëve të fundit me të përditshmen e biznesit Milano Finanza.

“Për ta arritur këtë, ne do të përqendrohemi në infrastrukturën që ka edhe përdorime civile, siç është ura mbi Ngushticën [e Mesinës], e cila bie në kuadër të konceptit të mbrojtjes, duke qenë se Siçilia është një platformë e NATO-s”, shtoi ai.

Ministri i Infrastrukturës Salvini, zëvendësi tjetër i Melonit, e sheh urën si diçka që mund ta transformojë partinë e tij të ekstremit të djathtë, Ligën e Veriut – fillimisht Ligën Veriore separatiste – në një lëvizje të suksesshme politike mbarëkombëtare që gjithashtu angazhohet për një projekt të madh në jug.

«Sigurisht», u përgjigj ai së fundmi kur një gazetar e pyeti nëse ura mund ta ndihmonte Italinë të arrinte qëllimin e saj të ri për në NATO. «Infrastruktura është gjithashtu strategjike nga një perspektivë sigurie në shumë mënyra, kështu që nëse investojmë më shumë në siguri, një pjesë e infrastrukturës strategjike do të bëhet gjithashtu pjesë e këtij plani sigurie».

Salvini ka bërë presion që procesi të përshpejtohet, sipas zyrtarit të Thesarit dhe një ligjvënësi të njohur me dinamikën e brendshme të qeverisë.

“Matteo po bën shumë presion për të marrë një formë ‘miratimi’ të projektit në nivel teknik dhe politik, në mënyrë që t’i tregojë opinionit publik se diçka po lëviz”, tha zyrtari i Thesarit.

Partitë e opozitës nuk pajtohen as me nevojën për të ndërtuar urën, as me klasifikimin e saj si shpenzime ushtarake.

“Kjo është një tallje me qytetarët dhe me angazhimet e marra në NATO. Dyshoj se ky bllof nga qeveria do të pranohet”, tha Giuseppe Antoci, një anëtar i Parlamentit Europian nga Lëvizja 5 Yjet, partia e majtë populiste.

“Qeveria duhet të ndalet dhe të shmangë bërjen e një budallai ndërkombëtar, gjë që do ta mbulonte Italinë me tallje”, shtoi ai.

Një argument tjetër kundër projektit, është se ai do të lidhë dy nga rajonet më të varfra të Italisë, asnjëra prej të cilave nuk ka një sistem efikas transporti. Shumë besojnë se investimi në rrugë dhe hekurudha lokale është më urgjent.

“Popullsia e Siçilisë dhe Kalabrisë vuan nga infrastruktura e pamjaftueshme e ujit, transporti me ritëm të ngadaltë, rrugët me gropa dhe spitalet e botës së tretë. Prandaj, ura mbi ngushticë nuk mund të jetë një përparësi”, tha Antoci.

Por koalicioni qeverisës është i vendosur të ecë përpara. Të martën, Salvini tha se autorizimi përfundimtar i projektit pritet në korrik.

Në një shenjë disi të pakëndshme, Tajani ka propozuar që ura të emërtohet sipas Berluskonit, një kryeministër i famshëm për festat e tij dhe betejat e pafundme ligjore./ Politico.