Ballina Aktualitet Koçiu: Për herë të parë trajtimi i stomës në skemën e rimbursimeve

Koçiu: Për herë të parë trajtimi i stomës në skemën e rimbursimeve

0
10

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale opinionet e pacientëve që marrin mbështetje për trajtimin e stomës.

“Me zërin e pacientëve që sot marrin një mbështetje qe u lehtëson përditshmërinë. Për herë të parë, trajtimi i stomës përfshihet në skemën e rimbursimeve, një lehtësim i rëndësishëm për mbi 800 qytetarë që përballen çdo ditë me sfida shëndetësore”, theksoi Koçiu.

Koçiu u shpreh se “me 100 milionë lekë të dedikuara për vitin 2025, ky vendim i jep zgjidhje një nevoje jetike dhe i afron shërbimet aty ku duhen më shumë”.

“Deri tani stomat i kemi blerë vetë, mjekja më telefonoi dhe më tha që Ministria e Shëndetësisë ka bërë të mundur që personat qe vuajnë më këtë diagnozë të marrin stomat falas. U paraqita në qendrën shëndetësore për të vazhduar procedurat që im shoq të marrë stomat falas”, tha bashkëshortja e një pacienti.

Një qytetar u shpreh se “deri dje i kemi blerë vetë tani morëm lajmin që do të na rimbursojë shteti”.

“I merrja me pagesë sot falë Ministrisë së Shëndetësisë i marr me rimbursim”, tha një qytetar.